Janina Ymeri – Albulena Haxhiut: Si ta ndihmojë Kosova Francën në shuarjen e zjarreve, ku vetë ne mbështetemi në kapacitetet e KFOR-it

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, i ka reaguar U.D Presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, e cila tha se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Francën ën shuarjen e zjarreve me të cilat po përballet për shkak të temperaturave të larta.

Ymeri tha se është e rëndë të dëgjosh këtë deklaratë, ku dihet që Kosova mbështetet në kapacitetet e KFOR’it për shuarjen e zjarreve brenda vendit.

banner

‘E ranë për besë. Nashta duhet me ja rikujtu Presidencës e Qeverisë që ne vet ende varemi nga kapacitetet e KFOR për zjarre. Jo vetëm kjo por edhe që kushtet e zjarrfikësve janë aspak të mira.  Fyese kjo deklaratë për neve që i kem pa zjarret që sa vjet për të cilat as helikopter nuk ka pas, e që i investimet në Mjedis nga VV janë më të ulëtat që 10 vjet”.

“E ranë për inteligjencën tonë edhe deklarata e UD Presidentes nga Kritika e Mësimdhënie për BE-në në ofrim të ndihmës për Francën kur vet si Qeveri janë në stadin që mbrojtjen e mjedisit e manifestojnë me marrjen e tërfurkave e tepsiave në Prevallë. Ndihma për Francë nga Terfurkat e Tepsiat”, ka shkruar ajo në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy