Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

by Nexhat

Sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, një nga figurat më të shquara të basketbollit kosovar, Mithat Belegu.

Belegu konsiderohej një nga pionierët e basketbollit në Pejë dhe në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e këtij sporti për më shumë se pesë dekada.

banner

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv.

I vlerësuar si basketbollisti më i mirë kosovar i viteve ’60, Belegu vazhdoi të shërbejë për basketbollin edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Në vitin 1978 ai fitoi stemën e gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s, duke u bërë shqiptari i parë që arrinte këtë sukses.

Për kontributin e tij shumëvjeçar në sport, Mithat Belegu ishte nderuar edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy