Një nga politikanët i cili ka qenë cak i sulmeve nga profilet false të Facebook-ut Zafir Berisha, ka folur për këtë dukuri në Edicionin Special.
Ai deklaroi se çështjen e llogarive fake në Facebook e kishte ngritur qysh moti, edhe më herët se kur ushtroi detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme në vitin 2020-të.
Ish-deputeti deklaroi se kjo puna e “Lule Gjelit” do të na bëhet Gjeldeti.
“Në fakt nuk bëhet fjalë për një individ por për qindra, e për mos me thënë mijëra profile false në rrjetet sociale”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se këtë e bëri me arsyen se po shtrembërohej e vërteta.

