Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për futjen në vend të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, të cilat dyshohet se mund të paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Rasti ka ndodhur më 26 korrik në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, gjatë kontrolleve rutinore të zyrtarëve doganorë.

banner

Sipas njoftimit, për kontroll është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk.

Drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por gjatë kontrollit të detajuar zyrtarët doganorë zbuluan produkte të fshehura dhe të padeklaruara.

Në automjet janë gjetur 10 copë të produktit “Elasty G PLUS”, të destinuara për kujdesin ndaj lëkurës, si dhe 20 copë “Masport 500”.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj rastit janë iniciuar procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.

Dogana ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe në luftimin e tregtisë së paligjshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy