Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

by Nexhat

Nga sot, 27 korrik, ka nisur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët, për klasat 1 deri në 9.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se prindërit dhe kujdestarët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur për dy javë, nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.

banner

Subvencionimi parasheh mbështetje financiare për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e këtyre niveleve të arsimit. Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose aplikuesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy