Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

by Nexhat

Fluks i shtuar i automjeteve është regjistruar të hënën në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:49, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin deri në 30 minuta.

banner

Te Dheu të Bardhë është krijuar kolonë prej rreth 200 metrash në hyrje dhe 50 metrash në dalje, ku pritjet arrijnë deri në 10 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë kolona në hyrje ka arritur në 300 metra, ndërsa në dalje në 100 metra. Pritjet për dalje janë rreth 10 minuta.

Në Jarinjë pritjet për dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Merdar nga pesë deri në 10 minuta në të dyja drejtimet.

Në pikat e tjera kufitare pritjet për automjete janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.

Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tri deri në pesë minuta, pa kolona të evidentuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy