Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve që do të shtrihen në të gjitha degët e Aleancës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka njoftuar se Kryesia, krahas çështjeve organizative, ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe për nevojën e krijimit të institucioneve të qëndrueshme.
Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën.
Gjini ka ritheksuar se oferta gjashtëpikëshe e Aleancës mbetet baza e këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare.
“Kushdo që synon ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, duhet ta kuptojë se këto projekte strategjike janë të panegociueshme për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Gjini.

