Një qytetare ka dërguar pamje ku shihen mbeturina të grumbulluara në rrugën “Neodardania”, në afërsi të pishave në qytetin e Podujevës.
Sipas saj, mbeturinat janë lënë para dyerve të shtëpive dhe nëpër rrugë, ndërsa thotë se ekipet përkatëse nuk kanë ardhur për t’i larguar ato tash e tri javë.
Qytetarja e ka cilësuar gjendjen si alarmante, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe për ndikimin që mund të ketë në pastërtinë dhe higjienën e zonës.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë grumbuj mbeturinash në hapësira publike.

