Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

by Nexhat

Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin e Gent Prokshit.

Buzhala përmes një lidhje direkte është shprehur se ka burime që Prokshi ka qenë në shtëpinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

banner

Ai ndër të tjera kërkoi nga Kurti që të dalë dhe të flasë hapur lidhur me këtë çështje.

“Ka burime që Gent Prokshin e kanë parë duke u futur edhe në shtëpin e kryeministrit. Mirë do të ishte që të flasë kryeministri Kurti në çfarë rrethanash është parë”.

Ai gjithashtu ka përmendur një deklarim të ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, për të cilin tha se e ka pranuar se është takuar me Gent Prokshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy