Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi pak më herët tha se të premten e kësaj jave ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do t’i takojë krerët e partive politike për përgatitjen e seancës konstituive.

Por, në këtë takim nga PDK dhe AAK s’do të shkojnë liderët e partive.

banner

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, konfirmoi për Gazetën Express se ajo do të marrë pjesë në këtë takim.

Po ashtu, zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili, tha për Express se partia do të përfaqësohet nga nënkryetari, Besnik Tahiri.

Takimi vjen një ditë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së ku do të përcaktohet udhëheqësia e kësaj partie.

Gazeta provoi të kontaktojë edhe me këtë parti nëse marrin pjesë në këtë takim, por s’ishin të qasshëm.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuvendi në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy