Momente tmerri në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, dhjetëra të zhdukur

by Nexhat

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget me 271 persona në bord u përfshi nga flakët pranë ishullit Java në Indonezi.

Sipas autoriteteve, trageti “Mutiara Sentosa 2” po udhëtonte nga Surabaya drejt Makassarit kur shpërtheu zjarri, raporton CNN.

Ekipet e shpëtimit dhe anijet që ndodheshin në afërsi arritën të evakuojnë 225 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

banner

Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Indonezia, e përbërë nga mbi 17 mijë ishuj, përballet shpesh me aksidente detare, të cilat lidhen kryesisht me mangësi në zbatimin e standardeve të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy