Shpërthim pranë një stacioni policor në Kolumbi, plagosen 11 oficerë

by Nexhat

Një shpërthim i fuqishëm pranë një baze policore në qytetin Cucuta të Kolumbisë ka lënë të plagosur 11 oficerë policie, ndërsa autoritetet kanë fajësuar grupin rebel Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) për sulmin.

Sipas policisë kolumbiane, shpërthimi u shkaktua nga një kamion-bombë i lënë para selisë së policisë në provincën Santanderi Verior, raporton Associated Press.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua rëndë ndërtesa, u thyen dritaret dhe mbeti i vrarë edhe një qen policie.

banner

Drejtori i Policisë së Kolumbisë, gjenerali William Rincon, e cilësoi ngjarjen si një “sulm të shëmtuar terrorist”, duke premtuar se autorët do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.

Sulmi ndodhi në një periudhë të ndjeshme për Kolumbinë, vetëm pak kohë para inaugurimit të presidentit të ri të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy