ShBA dhe Irani pranë marrëveshjes? Katari e Omani ndërmjetësojnë

by Nexhat

Përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje mes ShBA-s dhe Iranit kanë hyrë në një fazë të re, pasi palët kanë nisur shkëmbimin e drafteve për një marrëveshje të mundshme.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, i cili tha se tashmë është përgatitur një tekst paraprak i marrëveshjes dhe ai u është dërguar palëve për shqyrtim, raporton Reuters.

Katari dhe Omani po luajnë rolin e ndërmjetësuesve mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndonëse deri tani nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

banner

Sipas Dohas, synimi kryesor është arritja e një marrëveshjeje të përkohshme që do të rikthente SHBA-në dhe Iranin në tryezën e negociatave dhe do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ShBA-ja po i jep Iranit mundësi për një zgjidhje diplomatike para se të ndërmarrë masa të tjera.

Sulmet ndaj anijeve tregtare dhe mosmarrëveshjet mes ShBA-së dhe Iranit për lirinë e lundrimit, tarifat dhe kontrollin e ngushticës së Hormuzit vazhdojnë të mbeten pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy