Të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në Brooks Road në Prospect Hills, në Karolina e Veriut të SHBA-ve.
Raportohet se ka të paktën tre persona të vdekur dhe një të plagosur.
Zyra e Sherifit të Qarkut Caswell tha se një person u dërgua në spital me lëndime të panjohura, dhe se autori i të shtënave ishte midis të vdekurve.
Të katër personat ishin mbi moshën 17 vjeç dhe ishin nga e njëjta familje.
Një forcë e madhe policore ka mbërritur me nxitim në vendngjarje dhe po kryen hetime. Autoritetet thonë se nuk ka kërcënim për publikun në këtë kohë. /Panorama

