Zjarret e mëdha, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kanada

by Nexhat

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në British Columbia të Kanadasë, pasi një zjarr i madh në zonën e Bald Range është përhapur me shpejtësi, duke detyruar mbi 20 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas BBC, zjarri tashmë ka përfshirë më shumë se 103 kilometra katrorë në zonat e Summerland, Peachland dhe rrethinë,

banner

Kryeministri i British Columbia-s, David Eby, tha se flakët kanë qenë aq të fuqishme sa kanë krijuar sistemet e tyre të motit dhe kanë shkaktuar vetëtima.

“Shtëpitë janë humbur dhe pronat janë shkatërruar. Disa njerëz mbetën të bllokuar dhe kishin nevojë për shpëtim”, deklaroi Eby.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa zona, ndërsa qindra banorë, përfshirë të moshuar, janë zhvendosur në vende më të sigurta.

Situata është veçanërisht e vështirë për fermerët dhe pronarët e kafshëve, pasi shumë prej tyre kanë pasur vështirësi t’i evakuojnë kuajt dhe kafshët e tjera.

Zjarret kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Kanadasë gjatë kësaj vere, ndërsa tymi ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit në disa qytete të SHBA-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy