Të hënën dyert e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të hapura për bashkatdhetarët.
Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj është jofunksional për shkak se seanca konstituive akoma nuk ka mbaruar, teksa nuk është thirrur vazhdimi i seancës, sipas rregullores çdo 48 orë.
Kuvendi ka njoftuar se edhe të martën dhe mërkurën, Kuvendi do të jetë i hapur për bashkatdhetarët.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të shtunën për të vazhduar seancën konstituive, por kreu i LVV pasi doli në foltore njoftoi se nuk do të propozojë kandidatin për kryetar.
Deklarimi i Kurtit se i duhet kohë shtesë nxiti reagime në Kuvend, veçmas nga Aleanca deputetja e së cilës parti qëlloi me ve Kurtin kur ky shkoi te ulësja.
Që nga kjo ditë, nuk pati ndonjë ftesë nga Kuvendi për deputetët. Në vend të ftesës, deputeti më i moshuar i Kuvendit Avni Dehari i cili po i kryeson seancat konstituive edhe pas zgjedhjeve të qershorit si deputeti më i moshuar, të hënë bëri një postim.
Dehari i VV në një postim në facebook adresoi kritika ndaj rivalëve të partisë së tij.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, shkroi ai.
“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, shkroi tutje ai.
Por, të hënën Kuvendi ka qenë “i mbyllur” vetëm për politikanët.
Të hënën dyert e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të hapura për bashkatdhetarët.
Kuvendi ka njoftuar se edhe të martën dhe mërkurën, do të jetë i hapur për bashkatdhetarët
“Nesër Kuvendi mirëpret bashkatdhetarët Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, nga e hëna, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës janë të mirëpritur nga ora 12:00 – 16:00”, thuhet në njoftim.

