Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 ka komentuar mbështetjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të ketë nga një pjesë e elektoratit, duke përfshirë edhe diasporën.

Gruda tha se shumica e qytetarëve rezidentë në Kosovë, sipas tij, mendojnë se vendi nuk duhet të qeveriset nga Kurti. Ai theksoi se e respekton votën e diasporës, por pretendoi se Kurti ka arritur të ndikojë te votuesit përmes emocioneve.

banner

“Shumica e banorëve rezidentë të Kosovës mendojnë që nuk duhet të qeveriset nga Albin Kurti. Fitoren e Albin Kurtit ia jep vota e diasporës. E respektoj atë votë, ata e shohin Kosovën me emocion. Albin Kurti ka arritur ta manipulojë atë emocion”, tha Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy