Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u është drejtuar sërish krerëve të partive ish-opozitare për një takim.
Kurti i ka dërguar sërish mesazh kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit, me ftesë për takim.
Kjo është konfirmuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Gjini e ka pranuar këtë ftesë të fundit për takim, duke marrë parasysh se të tjerat takime i ka refuzuar.

