PDK “barrikadon” Kuvendin? Flet Vlora Çitaku: Nesër shkojmë në sallë

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të shkojnë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Çitaku konfirmoi përmes një lidhje direkte se PDK do të jetë nesër në Kuvend.

banner

“Ne do të shkojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, dje dhe gjatë ditëve që kemi kaluar, kemi pasur takime intensive me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se Kuvendi nuk duhet të shihet thjesht si një ndërtesë, por si një institucion i ndërtuar me sakrificë.

“Është shumë me rëndësi të thuhet e të kuptohet për PDK-në, e po besoj për të gjithë ne që kemi një fije ndërgjegje, jo vetëm politike, por edhe kombëtare e qytetare, që Kuvendi nuk është thjesht një ndërtesë, një objekt. Është institucion i ndërtuar me sakrificë, me gjak, me mund dhe t’i lejohet një njeriu, se z.Dehari është instrumet ”, deklaroi Çitaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy