Është arrestuar personi që kërcënoi me pushkatim ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Personi i arrestuar është Skender Llugiqi

