Stuhi e fuqishme në SHBA, breshëri arrin deri në 90 centimetra

by Nexhat

Moti i keq ka goditur zonën metropolitane të Denverit në SHBA, ku reshjet e dendura të shiut dhe breshëri shkaktuan përmbytje të rrugëve, bllokuan automjete dhe detyruan ekipet e emergjencës të ndërhynin për shpëtimin e disa personave.

Stuhitë goditën pasditen e së shtunës qarqet Douglas dhe Arapahoe, ku në disa zona breshëri arriti në një trashësi deri në rreth 90 centimetra. Për pastrimin dhe hapjen e rrugëve u përdorën edhe mjete borëpastruese.

banner

Sipas autoriteteve lokale, përmbytjet e menjëhershme i bënë disa akse të pakalueshme, ndërsa ekipet e emergjencës kryen afro një duzinë operacionesh për shpëtimin e personave të bllokuar në automjete.

South Metro Fire Rescue ndërhyri gjithashtu në dy raste në Chatfield State Park, ku katër persona dhe një qen, të cilët ndodheshin mbi dërrasa paddleboard, u gjendën në vështirësi pasi era u forcua.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë motit të keq dhe të mos tentojnë të kalojnë me automjete në rrugët e përmbytura, pasi niveli dhe shpejtësia e ujit mund të jenë më të mëdha nga sa duken

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy