Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez, në hetim edhe dy turq

by Nexhat

Policia ka dhënë detaje të tjera për sa i përket identitetit të viktimës, 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil, ndërsa në fillim rezultoi të ishte shtetas francez.

Sipas raportimeve, nga këqyrja e dokumentit të identifikimit është konfirmuar se 20-vjeçari është shtetas portugez.

banner

Ndërkohë, në hetim janë marrë edhe dy shtetas turq, të cilët ndihmuan në arratisjen e 29-vjeçarit Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy