ShBA dhe Kanadaja në bisedime për të shmangur tarifat 50 për qind

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja po zhvillojnë bisedime intensive për të shmangur vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.

Sipas Associated Press Tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën, nëse dy vendet nuk arrijnë marrëveshje.

Kryeministri kanadez Mark Carney i ka cilësuar negociatat si “shumë intensive dhe delikate”, ndërsa të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

banner

ShBA-ja po kërkon që Kanadaja të rrisë blerjet e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë avionët F-35, si dhe bashkëpunimin në fushën e mineraleve kritike. Ndërkohë, Ottawa kërkon heqjen e disa tarifave amerikane ndaj çelikut, aluminit dhe lëndës drusore.

Trump ka kërcënuar gjithashtu me përdorimin e një dispozite të Akti të Tarifave të vitit 1930, që i lejon presidentit amerikan të vendosë tarifa deri në 50 për qind ndaj vendeve që konsiderohen se diskriminojnë bizneset amerikane.

Me afrimin e afatit, të dyja palët po përpiqen të shmangin një përshkallëzim të ri tregtar mes dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy