Vrasja e turistit në Ksamil: Shoqërohen 38 persona – Ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim edhe një tjetër

by Nexhat

38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit portugez në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil.

Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i të tjerë personave veç 29-vjecarit Sokrat Vata. Bashkë me të pritet arrestimi edhe i dy shtetasve turq që e ndihmuan të largohej por edhe i personave të tjerë.

banner

Moisid Matushaj 24 vjec, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, autorin e vrasjes së 20-vjecarit francez sot në Ksamil.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” bashkë me Sokrat Vatën tek lokali “Principote” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë që të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia po heton gjithashtu edhe rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi Bekim Bulica, 36-vjec i cili nga hetimet rezulton se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy