Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO

by Nexhat

Orhan Murtezani ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s. Sipas INA-s, ai bën pjesë në grupin prej nëntë ambasadorësh të rinj, emërimet e të cilëve u miratuan nga Qeveria në shkurt të këtij viti.

Duke folur pas marrjes së postit, Murtezani e cilësoi këtë përgjegjësi si hapjen e një etape të re në rrugëtimin e tij profesional dhe njëkohësisht si vazhdimësi të përkushtimit ndaj një Maqedonie të Veriut të sigurt, e cila mbetet aleate e besueshme në familjen euroatlantike.

banner

Sipas tij, të qenët anëtar i NATO-s nuk është vetëm privilegj, por përfshin edhe detyrime, sidomos në një kohë kur siguria nuk mund të konsiderohet e garantuar.

Nga qershori 2024 deri në dhjetor 2025, Murtezani ushtroi funksionin e ministrit për Çështje Evropiane. Pas zgjedhjeve lokale ai u shkarkua, ndonëse kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar më herët se Murtezani do të mbetej pjesë e kabinetit dhe do të ngarkohej me mbikëqyrjen e zbatimit të Agjendës së Reformave.

Në postin e ri, Murtezani do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy