Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

by Nexhat

Një komision parlamentar në Zvicër dëshiron që në paketën e ardhshme të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian të përfshihet edhe mundësia e vendosjes së një taksa për imigracionin, si pjesë e masave mbrojtëse për kontrollimin e migrimit.

Komisioni për Institucione Politike i Këshillit të Shteteve ka propozuar që kjo masë të jetë pjesë e instrumenteve që mund të aktivizohen në kuadër të të ashtuquajturës “klauzolë mbrojtëse”, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

banner

Për personat që vijnë në Zvicër për të punuar, pagesa do t’u ngarkohej punëdhënësve. Ndërkohë, taksa do të mund të zbatohej edhe për personat e rritur që mbërrijnë në vend përmes bashkimit familjar.

Në rast të aktivizimit të klauzolës mbrojtëse, masa do të mund të përfshinte edhe shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Parlamentarët zviceranë pritet të votojnë për këtë çështje gjatë sesionit të vjeshtës, i cili fillon më 14 shtator.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy