I dyshuari për vrasjen e portugezit arrin në gjykatë, familjarët: Sokrat, jemi këtu o shpirt

by Nexhat

Në Gjykatën e Sarandës ende po vazhdon seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.

Në momentin e ardhjes së të arrestuarve, të afërm të Sokrat Vatës, i cili është autori i dyshuar i ngjarjes, po prisnin jashtë ambienteve të gjykatës.

banner

Në pamjet e siguruara nga Top Channel jashtë gjykatës, një grua dëgjohet duke iu drejtuar Vatës: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”.

Ndërsa një tjetër person, një burrë, e thërret në gjuhën turke: “Sokrat, abi”, që në shqip do të thotë “Sokrat, vëlla”.

Të arrestuarit janë shoqëruar në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH-ja.

Sokrat Vata akuzohet për vrasje, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, përfshirë “përkrahje të autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” dhe “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.

Seanca për caktimin e masave të sigurisë vijon prej më shumë se një ore./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy