Hoti s’u pa të shkonte në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, konfirmon se nuk e voton Bekim Sejdiun për President

by Nexhat

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk u pa të hynte në mbledhjen e Kryesisë së partisë, që u mbajt sot për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ai konfirmoi qëndrimin e djeshëm.

banner

“E kam bërë publik qëndrimin tim”, tha Hoti.

I pyetur dje nëse do ta votojë Sejdiun për President, iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”. Më pas shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”. Tha se “Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikues” dhe se kjo kandidaturë “nuk e përmbush këtë kriter”.

Lidhja Demokratike e Kosovës lëshoi pak më parë një deklaratë në faqen e saj zyrtare në Facebook, në emër të Kryesisë së partisë, duke thënë se nominimi i Bekim Sejdiut për President u mbështet “me unanimitet të plotë”.

LDK-ja tha se “pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës”.

“Ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së, me procedurat vendimmarrëse të partisë dhe me përgjegjësinë që LDK-ja ka marrë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rregullt të rendit kushtetues”, thuhet në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy