Kurti deklarohet për herë të parë për Bekim Sejdiun: Shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, po punojmë mbarë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti foli për herë të parë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të vendit, pasi u pyet sot.

Kurti tha se “po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”.

banner

“Tash kemi me shku edhe në një aktivitet tjetër. Kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë që do të shkojë mbarë e mirë, sepse po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”, tha ai.

Për kandidaturën e Sejdiut, Kurti u dakordua dje me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti qëndroi i heshtur dje në një konferencë të përbashkët për media me Abdixhikun, ku u shpall arritja e marrëveshjes për çështjen e Presidentit.

Abdixhiku foli dje para mediave në Kuvend, duke e falënderuar Kurtin dhe LVV-në për “konstruktivitet” gjatë bisedimeve. Pas tij e mori fjalën kandidati për President, Bekim Sejdiu, ndërsa Kurti nuk foli fare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy