Një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit për vdekjen e punëtorit 29-vjeçar një kantier ndërtimi në stacionit të ri policor në Zubin Potok
Policia ka dalë me njoftim për vdekjen e të riut, ndërsa tha se është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës””.
Komunikata e plotë:
Më datën 01.09.2026, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok se një person ishte sjellë në këtë qendër me lëndime te rënda trupore.
Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se personi, (punëtor i një kompanie private), ishte lënduar derisa ishte duke kryer punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, stafi mjekësor emergjent e ka dërguar personin për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri, ku rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull 29-vjeçar(1996), është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin është intervistuar një person me inicialet B.B.,(1977) në cilësinë e të dyshuarit, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

