Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, e ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vucic, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.
Wilson e ka quajtur Vucicin një “marionetë të Kinës Komuniste” dhe sipas tij, teknologjia kineze duhet të refuzohet.
“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiçit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar ai.


