Ambasada e Francës në Kosovë, në Kosovë ka përkujtuar policin e vrarë Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.
Në njoftim bëhet e ditur se, Marc Ivarra, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës, vendosi lule në kujtim të tij.
Postimi:
Tre vjet pas sulmit kriminal në #Banjskë, i cili i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që përgjegjësit për këtë sulm vdekjeprurës të dalin para #drejtësisë.
Me këtë rast, Marc Ivarra, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës, vendosi lule në kujtim të tij.

