Kajtazi: Thaçin dhe të tjerët më së shumti njerëzit e vet i kanë çu në burg

by Nexhat

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka folur në emisionin Rubikon për mënyrën se si janë trajtuar dëshmitë dhe pretendimet për krimet e pretenduara gjatë luftës në Kosovë, duke u ndalur edhe te rasti i Behajdin Allaqit.

Kajtazi ka përmendur një deklarim të avokatit Karim Khan, i cili kishte mbrojtur Fatmir Limajn në Hagë dhe në rastet gjyqësore në Kosovë, duke thënë se sipas tij, UÇK-ja ishte më e lehtë për t’u mbrojtur për shkak të karakterit të luftës dhe mungesës së një strukture të mirëfilltë komanduese.

banner

“UÇK-në është lehtë me mbrojtë, sepse lufta ka qenë e drejtë dhe ka qenë e çrregullt, pa strukturë komanduese. Por UÇK-në e çon në burg UÇK-ja”, citoi Kajtazi të ketë thënë Khan.

Duke iu referuar aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Kajtazi tha se i është krijuar bindja se një pjesë e dëshmive që kanë përfunduar në Hagë janë dërguar nga persona të afërt me vetë UÇK-në.

“Kur e sheh sot aktgjykimin, më krijohet bindja që më së shumti Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët i kanë çu njerëzit e tyre në Hagë”, deklaroi Kajtazi në Rubikon në KlanKosova,tv

Ai më pas përmendi rastin e Ibrahim Kelmendit, të cilin e përshkroi si kundërshtar të Thaçit dhe figurave të tjera të UÇK-së, duke thënë se në vitin 2020 ai kishte dorëzuar vullnetarisht në Dhomat e Specializuara një dokument prej 66 faqesh, si dëshmi.

Sipas Kajtazit, në atë dokument Kelmendi kishte folur për një seri krimesh të pretenduara në Kosovë dhe kishte përmendur me emra persona që, sipas tij, mbanin përgjegjësi.

“Tani ai e ndërton ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’ në këtë letër dhe ia shpjegon prokurorisë në Hagë. I thotë ndërmarrja e përbashkët kriminale ekziston në UÇK dhe kjo ndërmarrje është Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Përgjegjësinë kryesore sipas tij e kanë këta njerëz”, tha Kajtazi më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy