Muharremi: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, Kurti ka marrë vendim më herët për një gjë të tillë

by Nexhat

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai ka paralajmëruar se të gjithë indikatorët po tregojnë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të tjera të jashtëzakonshme

banner

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se fajtor kryesore për një gjë të tillë është Lëvizja Vetëvendosje.

“Fatkeqësisht, të gjithë indikatorët po tregojnë se Kosova, përkundër urgjencave aktuale shtetërore, po shkon drejt zgjedhjeve të tjera të jashtëzakonshme. Edhe pse Albin Kurti dhe LVV kanë mundësi me e zgjedhë presidentin edhe me LDK-në, edhe me PDK-në, duket se e kanë marrë vendimin qysh para disa muajsh me shku përsëri në zgjedhje. Vazhdimi i krizës, bllokadës dhe paralizës institucionale, duke mos dashur me qeverisë dhe me zgjedhë presidentin edhe pse populli ju ka dhënë mandatin me vota po i shkakton Kosovës kriza dhe kosto serioze politike, ekonomike dhe institucionale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, me këtë qasje Kosovës po i bëhet dëm i madh.

“Kjo që po ndodh tani dhe ajo që ka ndodhur gjatë viteve të fundit, për mendimin tim, përbën dëmin më të madh politik dhe institucional që i është shkaktuar Kosovës që nga viti 1999. Një shtet nuk dëmtohet vetëm duke humbur territor. Dëmtohet edhe kur paralizohen institucionet, krizat bëhen kronike dhe vendi humb vite të tëra duke u marrë me vetveten në vend se me ecë përpara. Kur qytetarët e humbin shpresën për të ardhmen dhe besimin në institucione dhe shtet”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy