Dardan Krasniqi, i ftuar në Kosova Live në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij nda ish-krerëve të UÇK’së.
Krasniqi, ka thënë sipas tij dikush që thotë ‘’shko Hashim’’, nuk thotë ‘’Eja Hashim’’.
‘’Ajo ça ish kanë njëmend me rëndësi se terreni është shumë i helmun, i kontaminuar, unë nuk do të doja me kthy në debat shumë çështje, unë nuk pres që një personalitet politik që i ka thanë ‘’shko Hashim’’, i thotë ‘’eja Hashim’’. Unë nuk pres prej zotit Kurti, zoti Kurti e ka braktisur jetën e qytetarëve në këtë vend, e ka braktisur të varfrin, të riun, të sëmurin, secilin institucion në këtë vend’’, ka thënë Krasniqi

