Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë të kryeministrit Albin Kurti për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje.
Pasi Kurti ia kërkoi votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen, Hamza mendon se Rushiti është “fort Vetëvendosje”.
“Mendoj që është fort Vetevëndosje, nuk e di a e ka librezën, ndoshta s’e ka…Është Vetëvendosje”, tha Hamza për Rushitin.
Hamza shtoi se “president pa marrëveshje politike nuk mundet me pas”.

