Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se, nëse opozita ka vullnet për votimin e presidentit, kjo parti është e gatshme për mbajtjen e seancës.
Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por seanca përfundoi pa u zhvilluar leximi i dytë.
Përplasjet rreth rendit të votimeve sollën përplasje mes LVV-së dhe PDK-së, me këtë të fundit që kërkoi përfundimin e procesit për Ligjin për Specialen para zgjedhjes së presidentit.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon sot, më 6 tetor, ndërsa dështimi për zgjedhjen e tij brenda afatit do të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

