Rama: Të dhimbshme pamjet e qytetarëve duke u rrahur e mjekuar në QKUK – Kurti iku me xhipa të zi

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se pamjet e mbrëmshme nga sheshi i kryeqytetit të përballjes së policisë me protestuesit janë të dhimbshme.

Rama tha se detyra e institucioneve është t’i mbrojë qytetarët dhe jo që për një incident ta deligjitimojë protestën.

banner

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se kishte qenë ai që kishte mbajtur ligjërata për xhipa të zinj duke i akuzuar qeveritarët e atëhershëm se po frikësohen nga populli, ndërsa mbrëmë vetë iku xhipa të zinj nga populli.

“Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë. Albin Kurti dikur mbajke ligjërata për xhipat e zinj dhe bërtiste: “Pse po frikësoheni nga populli?”. Mbrëmë, ai dhe të gjithë deputetët e tij ikën nga ky popull me qata xhipa të zi! Albin Kurti dikur thoshte se sheshet janë të qytetarëve. Të qytetarëve janë edhe sot!”, shkroi Rama.

Postimi i plotë:

SHESHI ËSHTË I NJËJTI. QYTETARËT PO ASHTU. VETËM JUVE JU KA SHPËRFAQ PUSHTETI.

Protestuesit janë veteranët tanë, fëmijët e tyre dhe qytetarët e Kosovës. Kërkojnë drejtësi dhe mbajnë me krenari emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pamjet duke i rrahur në shesh e duke u mjekuar në QKUK janë të dhimbshme. Pas secilës pamje është një njeri, një familje e shqetësuar, dikush që doli për të kërkuar drejtësi dhe përfundoi i shtrirë, i rrahur dhe i fyer nga policia e shteti i vet. Këto pamje kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi!

Detyra e institucioneve është t’i mbrojnë qytetarët dhe të drejtën e tyre për protestë. Përgjegjësia individuale për një incident nuk mund të përdoret për ta delegjitimuar një protestë të tërë.

Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë.

Albin Kurti dikur mbajke ligjërata për xhipat e zinj dhe bërtiste: “Pse po frikësoheni nga populli?”. Mbrëmë, ai dhe të gjithë deputetët e tij ikën nga ky popull me qata xhipa të zi!

Albin Kurti dikur thoshte se sheshet janë të qytetarëve. Të qytetarëve janë edhe sot!

Mos e ktheni policinë në përgjigje ndaj dështimit tuaj politik. Merrni përgjegjësi dhe gjeni zgjidhje. Mandati juaj është për të qeverisur për popullin, jo për ta sulmuar atë me forcë!

MOS E URDHËRONI POLICINË KUNDËR POPULLIT.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy