Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se aktivizimi i kësaj partie ka bërë që të gjithë të kthehen nga ajo.
“Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne! Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova. Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara”, shkroi Musliu, raporton Klankosova.
Ajo ka deklaruar se PDK, sipas saj, është penguar dhe ndalur padrejtësisht për gati gjashtë vjet, në dëm të vendit.
“Por PDK-ja nuk ndalet! Ajo është forcë politike me histori, me qëndresë dhe me njerëz që nuk dorëzohen. Sepse PDK-ja nuk është thjesht një parti politike. Është një forcë që, sa herë mobilizohet, rikthehet në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, e Kosovën e kthen në qëndër të agjendes Evropiane”, u shpreh Musliu.

