Zhegrova është fenomen, thotë ikona italiane

by Nexhat

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka vlerësuar lart cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e cilësuar yllin e Kosovës si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të bëjë diferencën në fushë.

Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën, duke i kërkuar që paraqitjet e mira në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës t’i përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.

banner

Sipas ish-sulmuesit italian, talenti i Zhegrovës nuk vihet në dyshim, ndërsa çelësi për të arritur nivelin më të lartë është vazhdimësia në paraqitje.

“Kam folur me të dhe i kam thënë se është fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse arrin të jetë i qëndrueshëm, është lojtari më i fortë dhe ai që i vendos ndeshjet”, ka deklaruar Ravanelli.

Me këtë vlerësim, ish-sulmuesi i Juventusit ka shprehur besimin se Zhegrova ka cilësitë e nevojshme për të qenë vendimtar, nëse arrin t’i shfaqë ato rregullisht edhe në ndeshjet zyrtare të skuadrës torineze

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy