“Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

by Nexhat

Një 52-vjeçar, i cili për 25 vjet i përkiste rrethit të ngushtë të krimit të organizuar në Goteborg të Suedisë, është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa do t’i konfiskohen prona, vetura, para të gatshme, ora dhe ari me vlerë miliona korona. Gjykata ka vendosur gjithashtu dëbimin e tij të përhershëm nga Suedia.

Sipas gazetës suedeze Göteborgs-Posten, burri ishte arrestuar në vitin 2001, pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në një ngjarje të lidhur me grupin kriminal Original Gangsters, në zonën e plazhit Näset, në Goteborg. Në atë kohë, ai ishte pjesë e të ashtuquajturës “Naserligan” [Banda e Naserit],

banner

Vitet e fundit, 52-vjeçari ishte prezantuar si sipërmarrës, por policia vazhdonte ta monitoronte si një “individ kriminal strategjik”.

Sipas vendimit të gjykatës, prova vendimtare kundër tij ishin materialet e përgjimeve nga shërbime të enkriptuara të komunikimit, si EncroChat.Gjykata vlerësoi se ai kishte marrë pjesë në trajtimin dhe përpunimin e 12 kilogramëve kokainë dhe të paktën 300 kilogramëve kanabis.

Gjykata e Apelit e dënoi me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për një vepër veçanërisht të rëndë të narkotikëve dhe një vepër të rëndë të pastrimit të parave.Përveç dënimit me burgim, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të tij në Suedi dhe Kosovë.

Në mesin e pasurive që do t’i konfiskohen janë dy prona të paluajtshme, një veturë luksoze Audi, para të gatshme, ora dhe ari. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive në vlerë ekuivalente me 6.1 milionë korona suedeze.

“Gjëja e rëndësishme ishin konfiskimet dhe vendimi për dëbim”, ka deklaruar prokurorja Hediye Kurt për gazetën Göteborgs-Posten.52-vjeçari i mohon akuzat dhe planifikon ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Suedisë.Pavarësisht se ka dy fëmijë të mitur, ndaj tij është marrë vendim për dëbim të përhershëm nga Suedia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy