Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur në Ferizaj

by Nexhat

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor në Ferizaj.

banner

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, policia ka gjetur veturën e tij të markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në kërkim janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9 dhe Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës.

Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket personit të raportuar të zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për RTK-në se rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informacione shtesë pritet të bëhen të ditura në raportin vijues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy