Michael Olise është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Bayern Munichun, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Real Madridi.
Sipas gazetës gjermane “BILD”, reprezentuesi francez është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit bavarez për një marrëveshje të re që do ta mbante në “Allianz Arena” deri në vitin 2030.
24-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga Bayerni, ku është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës falë paraqitjeve të tij dhe kontributit në repartin ofensiv.
Rinovimi pritet t’i sjellë Olises edhe një rritje të konsiderueshme të pagës, e cila do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me Harry Kanein mes futbollistëve më të paguar të klubit gjerman.
Interesimi i Real Madridit nuk duket se po e ndryshon qëndrimin e lojtarit, i cili është i përqendruar te vazhdimi i karrierës në Mynih.
Bayerni synon ta sigurojë të ardhmen e francezit për një periudhë afatgjatë, duke e konsideruar atë një pjesë thelbësore të projektit sportiv për vitet e ardhshme. Megjithatë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.

