Cancelo në superformë, kandidat për një pozicion surprizë në fushë te Barça

by Nexhat

João Cancelo po e kalon një nga periudhat më të mira të sezonit, duke shkëlqyer jo vetëm në mbrojtje, por edhe në fazën ofanzive.

Paraqitjet e fundit të portugezit kanë bërë që në Barcelonë të shqyrtohet edhe një mundësi e pazakontë: aktivizimi i tij si sulmues i qendrës.

banner

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i krahut po i shfrytëzon në maksimum aftësitë e tij teknike, shpejtësinë dhe inteligjencën taktike, duke u shndërruar në një armë të rëndësishme për skuadrën e Hansi Flickut,

Në tetë ndeshjet e fundit me Barcelonën dhe kombëtaren e Portugalisë, Cancelo i ka realizuar katër gola dhe e ka dhënë një asistim.

Katër nga këto ndeshje i ka zhvilluar me fanellën e klubit katalunas dhe katër të tjera me përfaqësuesen portugeze.

Paraqitja e tij në fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve ishte një tjetër dëshmi e formës së shkëlqyer që po kalon.

Cancelo e realizoi golin e barazimit për katalunasit, duke e ndihmuar skuadrën të rikthehej në lojë pas disavantazhit fillestar.

Ai kishte shënuar edhe kundër Racing Santanderit, ndërsa me Portugalinë e kishte gjetur rrugën drejt rrjetës në ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Norvegjisë.

Aftësia për të depërtuar në zonën kundërshtare, për të krijuar raste dhe për t’i përfunduar aksionet e bën atë një futbollist me shumë alternativa taktike.

Një zgjidhje për mungesën e Raphinhas?

Me Raphinhan jashtë fushave, Barcelona po e shqyrton mundësitë për ta ruajtur rrezikshmërinë në repartin ofanziv.

Cancelo mund të jetë një alternativë e papritur në rolin e sulmuesit të rremë, një pozicion ku lojtari largohet nga zona e qendërsulmuesit për të krijuar hapësira dhe për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve.

Natyrisht, portugezi mbetet mbrojtës krahu, por cilësitë e tij sulmuese mund t’ia japin Flickut një tjetër mundësi në momentet kur skuadra ka nevojë për më shumë kreativitet dhe depërtime.

Me ndeshje të rëndësishme përpara, përfshirë përballjet ndaj Real Betisit, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, forma e Cancelos mund të bëhet një faktor vendimtar për Barcelonën.

Mbetet të shihet nëse Flick do ta shfrytëzojë këtë alternativë taktike apo do ta mbajë portugezin në pozicionin e tij natyral, ku po dëshmon se mund të bëjë diferencën në të dyja fazat e lojës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy