Gara të paligjshme shpejtësie në Pejë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 12 muaj

by Nexhat

Dy shoferë janë ndaluar nga Policia në Pejë, pasi po zhvillonin gara të paligjshme shpejtësie në rrugën “Agim Qelaj”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2026, kur Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë ka identifikuar dhe ndaluar dy vetura, drejtuesit e të cilave po zhvillonin gara të paligjshme në rrugë.

banner

Pas veprimeve policore, të dy shoferët janë gjobitur me nga 500 euro dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Kosovës për 12 muaj

Gjatë procedurave të mëtejshme, policia ka konstatuar se njëri nga shoferët kishte tejkaluar normën e lejuar të konsumimit të alkoolit gjatë ngasjes.

Për këtë kundërvajtje shtesë, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 200 eurosh, si dhe ndalim shtesë i drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që cenojnë sigurinë në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e qytetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy