Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha dhune.
Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, brenda të cilit ndodhen studentë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.
“Në Qytetin Studenti në konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë”, thotë një prej studenteve.
Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit dhunshëm kanë thyer e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë. Polica shqiptare iu është përgjigjur poashtu me dhunë duke arrestuar dhjetëra protestues.

