Ligjin e PDK e refuzuan, LDK pranon të bëhet pjesë e Grupit Punues për Hagën që e themeloi dje Qeveria

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se një përfaqësues nga partia e tij do të jetë pjesë e Grupit Punues që dje themeloi Qeveria e Kosovës për të hartuar strategji për mbrojtjen në Apel të katër ish-krerëve të UÇK’së.

“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu”.

banner

I pyetur se si e sheh këtë iniciativë, Abdixhiku tha: “Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që të themelohet Grupi Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

Në këtë Grup Punues do të jetë nga një përfaqësues i grupeve parlamentare të partive shqiptare, si dhe një përfaqësues të grupeve parlamentare joshumicë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy