Sezoni dimëror në Prishtinë nisi me vonesa në furnizimin me ngrohje nga “Termokosi”, pasi ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të një intervenimi të KEDS-it preku shërbimin gjatë ditës së enjte.
Ngrohja nga Termokosi mbetet ndër alternativat më të preferuara dhe më të lira për qytetarët, ndërsa ende nuk dihet nëse çmimi do të mbetet i njëjtë, raporton Klan Kosova.
Krahas ngrohjes me energji elektrike, qytetarët po zgjedhin edhe drutë, shitësit e të cilëve thonë se janë të kënaqur me shitjet këtë vit.

