Bayerni tërhiqet nga transferimi i Koundes, çmimi i lartë bëhet pengesë

by Nexhat

Bayern Munich nuk planifikon të bëjë ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Christian Falk, kampionët gjermanë vazhdojnë ta vlerësojnë futbollistin francez, të cilin kishin tentuar ta transferonin edhe para se ai t’i bashkohej Barcelonës. Megjithatë, Kounde nuk është objektiv i Bayernit për afatin kalimtar dimëror.

banner

Arsyeja kryesore lidhet me koston e transferimit. Bayern Munich nuk është i gatshëm të shpenzojë rreth 80 deri në 90 milionë euro për mbrojtësin francez, shumë kjo që konsiderohet tepër e lartë për drejtuesit e klubit.

Kounde është një nga lojtarët e rëndësishëm të Barcelonës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Bayerni do të rikthehet për të në afatet e ardhshme kalimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy