Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka vizituar njësitë kufitare për ndërhyrje të shpejtë dhe të kontrollit kufitar ujor në veri të vendit.
Në njoftimin e PK’së, shtohet se, menaxhmenti policor u takua me zyrtarët e njësive kufitare, ku u njoftuan nga afër me punën dhe angazhimet e tyre patrulluese në mbikëqyrjen e brezit kufitar, konkretisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, në funksion të mbikëqyrjes kufitare, forcimit të sigurisë dhe parandalimit të krimit transkufitar.
‘’ Me datën 15 tetor 2026, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, gjatë vizitës së përbashkët të realizuar në veri të vendit, ku vizituan njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, vizituan edhe njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësitë e kontrollit kufitar ujor’’, thuhet në postim.
Postimi:
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës vizitoi njësitë kufitare për ndërhyrje të shpejtë dhe të kontrollit kufitar ujor në veri të vendit
Prishtinë, 16 tetor 2026
Me datën 15 tetor 2026, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, gjatë vizitës së përbashkët të realizuar në veri të vendit, ku vizituan njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, vizituan edhe njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësitë e kontrollit kufitar ujor.
Gjatë kësaj vizite, menaxhmenti policor u takua me zyrtarët e njësive kufitare, ku u njoftuan nga afër me punën dhe angazhimet e tyre patrulluese në mbikëqyrjen e brezit kufitar, konkretisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, në funksion të mbikëqyrjes kufitare, forcimit të sigurisë dhe parandalimit të krimit transkufitar.
Menaxhmenti i PK-së përgëzoi zyrtarët policorë për punën dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Vizita u përmbyll me një patrullim me njësitë e kontrollit kufitar ujor.

